RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një baba palestinez fle duke përqafuar djalin e tij për ta mbrojtur nga bombardimet izraelite – VIDEO

nje-baba-palestinez-fle-duke-perqafuar-djalin-e-tij-per-ta-mbrojtur-nga-bombardimet-izraelite-–-video

Një baba palestinez nga Gaza tha se fle duke përqafuar djalin e tij në mënyrë që djali të mos lëndohet nga bombardimet izraelite të cilat që nga 7 tetori vazhdojnë ditë e natë kundër Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Në pamjen që paraqitet në median sociale, shihet që babai palestinez Nidal përqafon djalin e tij që fle.

Bashkëshortja e Nidal e cila ka regjistruar pamjen pyet burrin e saj se përse fle gjithmonë duke përqafuar djalin, ndërsa babai palestinez jep përgjigjen “sepse nëse bombardohemi, çdo gjë që mund t’i vjen atij të më vijë mua”.

Në pamjet që kanë bërë jehonë në mediat sociale, nëna palestineze uron përfundimin sa më parë të sulmeve izraelite dhe që qytetarët e Gazës të mos kenë më shumë humbje.

Izraeli përdori 65 mijë tonë bomba në sulmet e tij në Gaza

Në një deklaratë nga autoritetet palestineze thuhet se Izraeli ka përdorur mbi 65 mijë tonë bomba, në sulmet që ka kryer ndaj Gazës që nga 7 tetori. Një pjesë e mjeteve shpërthyese që Izraeli ka hedhur ndaj Gazës përbëhen nga bomba të ndaluara ndërkombëtarisht.

Në këto sulme janë vrarë 22.313 palestinezë, përfshirë të paktën 9.100 fëmijë dhe 6.500 gra ndërsa janë plagosur mbi 57 mijë persona të tjerë.

Related posts

Tëvë nga nesër do të jetë edhe në platformat Kujtesa dhe Artmotion

admin

Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

admin

Franca në ndihmë të bukëpjekësve, ndihmë ekonomike për të evituar mbylljen e furrave

admin