RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca në ndihmë të bukëpjekësve, ndihmë ekonomike për të evituar mbylljen e furrave

franca-ne-ndihme-te-bukepjekesve,-ndihme-ekonomike-per-te-evituar-mbylljen-e-furrave

Ndërsa qeveria franceze nxiton të shpëtojë dyqanet tradicionale të bukës nga mbyllja për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, furnizuesit e energjisë kanë rënë dakord për rinegocimin e çmimeve nëse pronarët e dyqaneve përpiqen të paguajnë faturat.

Buka ikonë franceze ‘baguette’ ndodhet nën një presion të fortë për shkak të rritjes së çmimit të gjalpit, miellit dhe sheqerit, por me faturat e energjisë që po rriten, disa nga prodhuesit kanë paralajmëruar se furrat e tyre do të qëndrojnë të mbyllura.

Kjo masë e qeverisë franceze vjen si një ndihmë ekonomike për të mbajtur të hapura bizneset e furrave të bukës, teksa përballen rritjen e lartë të çmimeve. /euronews

Related posts

Kurti viziton konsullatën në Hamburg: Ndërrimi i objektit, dëshmi për të mbrojtur imazhin e Republikës në botë

admin

FSK pjesë e “Garës së Luftëtarit më të Mirë të shtetit të Iowa-s”

Muhamet Ramadani

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti flet në Davos për sigurinë: Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj

admin