RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një ditë pas nisjes së restaurimit, digjet gjimnazi i parë i Ferizajt

nje-dite-pas-nisjes-se-restaurimit,-digjet-gjimnazi-i-pare-i-ferizajt

Gjimnazi i parë i Ferizajt, i njohur si “Gjimnazi i Vjetër” është djegur në mëngjesin e së martës. Ky objekt është në mbrojtje të shtetit si trashëgimi kulturore, kanë bërë të ditur nga Komuna.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, ka thënë për KOHËN se objekti ka nisur të restaurohej të hënën.

“Objekti është gjimnazi i parë i qytetit të Ferizajt. Qeveria e ka futur në projektbuxhet dhe është thënë se do të restaurohej. Restaurimi ka nisur të hënën, por më pas është djegur”, ka deklaruar ai.

Nga Policia e Kosovës i thanë KOHËS se zjarri i shkaktuar në rrugën “Ramadan Rexhepi”, është lokalizuar dhe pos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkolle të vjetër, jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të Policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin policor.

Related posts

Mbi 150 000 izraelitë të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore

admin

Artistë portugezë bojkotojnë Eurovisionin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

admin

Osmani për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri: E drejtë që u takon qytetarëve

admin