Një mjet ajror pa pilot i Forcave të Armatosura të Turqisë ka regjistruar momentet kur pjesëtarët e Rojes bregdetare greke po kthenin migrantët e padeklaruar me një varkë në ujërat turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Roja bregdetare e Greqisë në ujërat e Bodrumit ka kthyer dje migrantët në ujërat turke, gjë që është regjistruar edhe nga droni i Forcave Detare Turke.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Roja bregdetare turke, e cila shpëtoi migrantët.
Ministria publikoi pamjet e regjistruara në rrjetet sociale. /aa
1⃣ On September 9, 2022, a Turkish Navy UAV detected irregular migrants being transferred to an inflatable boat and pushed back towards Turkish territorial waters by a Greek Coast Guard boat off Bodrum. pic.twitter.com/UbFeAzx52c
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) September 10, 2022