RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava: Krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre

ternava:-kreret-e-uck-se-te-shpallen-te-pafajshem-dhe-te-kthehen-ne-vendlindjen-e-tyre

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante, Artur Krasniqi, janë takuar sot me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Pas takimit, Myftiu Tërnava u shpreh se vizita e sotme së bashku me ipeshkvin Gjergji dhe pastorin Krasniqi ishte tejet domethënëse dhe në kohën e duhur. “Ata na falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe u shprehën të bindur në pastërtinë e tyre dhe të luftës së tyre. Ne patëm rastin që të bisedojmë me të gjithë për shumë gjëra, për çka besoj se kjo vizitë edhe ia ka arritur qëllimin e saj. Të gjithë ishin mirë me shëndet, me moral të lartë dhe të bindur në kauzën e tyre të drejtë” – u shpreh ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Në fund, Myftiu Tërnava shprehu bindjen e tij dhe shpresën që së shpejti krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre.

Related posts

Shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti, u prit në takim nga ministri i Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite

admin

Turqia dënon vendimin e SHBA-së për heqjen e embargos së armëve ndaj Qipros

admin

Zyrtari i NATO-s në Beograd: Fushata ajrore e vitit 1999 krijoi kornizë të re të sigurisë së përhershme në Kosovë

admin