Një familje e tërë prej 17 anëtarësh është zhdukur nga një sulm izraelit në Luginën Bekaa në Libanin jugor, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, përpjekjet janë duke u zhvilluar për të kërkuar të mbijetuar pas sulmit që shënjestroi qytetin Zboud në lindje të Libanit.
Që nga 23 shtatori, ushtria izraelite ka goditur Libanin ndaj atyre që i quajti objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 816 persona dhe duke plagosur mbi 2.500 të tjerë.
Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në një luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar, ku janë vrarë të paktën 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e vazhdueshëm të Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.