RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një fëmijë dëshmor dhe disa të plagosur nga shpërthimi i mjeteve të pashpërthyera në Gaza

nje-femije-deshmor-dhe-disa-te-plagosur-nga-shperthimi-i-mjeteve-te-pashperthyera-ne-gaza

Një fëmijë ka rënë dëshmor dhe disa qytetarë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të mjeteve të pashpërthyera të mbetura nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve lokale, fëmija humbi jetën pasi një trup shpërthyes shpërtheu brenda një shtëpie banimi të familjes Al-Souri në rrugën Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës.

Gjithashtu, disa qytetarë u plagosën nga shpërthimi i një mjeti tjetër të mbetur nga lufta në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës.

Nga ana tjetër, Kompleksi Mjekësor Nasser njoftoi për mbërritjen e dy të plagosurve nga të shtënat e forcave izraelite në zonat Batn Al-Samin dhe Qizan Rashwan, në jug të qytetit Khan Younis.

Në një zhvillim tjetër, ekipet e mbrojtjes civile dhe shëndetësisë përfunduan sot nxjerrjen e trupave të 60 dëshmorëve nga familja Salem, të cilët ndodheshin nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në lagjen Al-Rimal, në perëndim të qytetit të Gazës. Operacioni zgjati tre ditë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe kushteve të vështira në terren. /mesazhi

Related posts

4 këshilltarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në një sulm izraelit në Damask

Muhamet Ramadani

Palestinezët në Gaza mbajnë një dasmë masive për dhjetëra çifte mes armëpushimit të brishtë

admin

O’Brien i prerë ndaj liderëve të Ballkanit: Nuk mund ta pengoni rrugëtimin e njëri tjetrit

Muhamet Ramadani