RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një fëmijë i plagosur rëndë nga zjarri i ushtrisë izraelite në Qalqilia

nje-femije-i-plagosur-rende-nga-zjarri-i-ushtrise-izraelite-ne-qalqilia

Një fëmijë 12-vjeçar u plagos rëndë në kokë sot pasdite në qytetin Qalqilia, pasi u qëllua me armë zjarri nga forcat izraelite pranë hyrjes veriore të qytetit. Sipas Kryqit të Kuq Palestinez, fëmija u dërgua menjëherë në spital për trajtim urgjent.

Forcat izraelite kishin hyrë më herët në qytet dhe ishin shpërndarë në disa lagje, veçanërisht në lagjen Kafr Saba, ku përdorën municion të vërtetë dhe plumba metalikë të veshur me gomë. Prej orëve të mëngjesit, ushtria ka vijuar me kontrolle, bastisje dhe kërkime të gjera në shtëpitë e banorëve. /mesazhi

Related posts

Turqia hedh poshtë pretendimet se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës bie ndesh me Nenin 5 të NATO-s

Kushtrim Guraj

Qeveria: Në Bruksel Kurti i prezantoi disa kapituj që duhet t’i ketë marrëveshja finale me Serbinë

admin

Putin: Muslimanët rusë të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve tregtare të Rusisë

admin