RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një gotë kos në darkë për të mos rënduar stomakun?! Nëse e keni konsumuar deri tani, mos e bëni më

nje-gote-kos-ne-darke-per-te-mos-renduar-stomakun?!-nese-e-keni-konsumuar-deri-tani,-mos-e-beni-me

Kosi sigurisht që është një produkt mjaft ushqyes dhe me vlera, megjithatë ndodh që disa personave iu shkakton më shumë dëm se dobi në krahasim me disa të tjerëve.

Produktet e qumështit, si p.sh. kosi, ka avantazhet e tij shëndetësore, mirëpo është e rëndësishme të kuptohet se në cilën kohë të ditës është më mirë të konsumohet.

Kosi është një nga ushqimet më të preferuara sidomos gjatë stinës së verës. I pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalçium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës.

Megjithatë, nuk rekomandohet që të konsumohen gjatë orëve të mbrëmjes, sepse krijojnë mukozë në kanalin e hundës, por ata që vuajnë nga astma, alergjitë dhe ftohjet mund të vuajnë edhe më shumë, por edhe t’ua përkeqësojnë simptomat.

Gjithashtu, kosi përmban baktere “të mira” të cilat ndihmojnë në tretje. Mirëpo, vonë në mbrëmje këto produkte shkaktojnë fryrje në stomak, si edhe djegësirë, për këtë arsye nuk do të mund të flini gjumë të rehatshëm.

Këto produkte të qumështit ndihmojnë në procesin e tretjes, por gjithashtu edhe rregullojnë shëndetin e zemrës.

Dhalla është kos i holluar me ujë, ndaj përfitimet shëndetësore që kemi prej saj janë të njëjta me ato të kosit. Dhalla ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani nga diarreja apo fryrja e barkut, dhalla është një “ilaç” natyral i përkryer.

Related posts

Si ndikon konsumimi i kafesë në lëkurë

admin

A shkakton shok në organizëm kur pini ujë të ftohtë

admin

Jo ujë – por ja çfarë duhet të pini pasi hani ushqim djegës

admin