RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një i “dalë nga binarët”

nje-i-“dale-nga-binaret”

Netanyahu kërcënon Turqinë, por Ehud Barak nuk është dakort

Një acarim i mëtejshëm po ndodh në fërkimet Turqi – Izrael, duke paralajmëruar dhe një luftë të mundshme mes tyre. Shkak, Siria.

Pas mesazheve nga Erdogan, ishte Netanyahu që lëshoi një mesazh brutal, më saktë një kërcënim për Turqinë. Ai tha në një intervistë për një podcast, një ditë pas sulmit izraelit në një bazë ajrore ushtarake në Sirinë veriperëndimore, se Izraeli nuk do të tolerojë zgjerimin e forcave ushtarake turke drejt jugut.

“Ne nuk do të tolerojmë praninë ushtarake të Turqisë që zbret në jug. Është një kërcënim për ne. Ne e kemi përcjellë këtë në përgjithësi. Tani pamë se ekziston një qëllim i Turqisë për të ngritur kamp në aeroportin në jug të kufirit të saj, pranë Alepos, kështu që u dërguam atyre një mesazh. Si ta përcaktoj këtë mesazh për ju? Jo. A arriti mesazhi? Mesazhi arriti, por ata ndoshta nuk e dëgjuan, kështu që u siguruam që ata ta kuptonin më mirë.”

Por ish-kryeministri izraelit Ehud Barak ka akuzuar Netanyahu-n për nxitje të qëllimshme të tensioneve me Turqinë për përfitime politike.

“Nuk ka problem strategjik me Turqinë që nuk mund të zgjidhet, zbutet ose shtyhet për një kohë të gjatë përmes kontakteve diskrete të koordinuara me Shtetet e Bashkuara dhe ndikimin e tyre në Turqi dhe Siri”, shkroi Barak.

Ai shtoi se Netanyahu kishte “dalë plotësisht nga binarët”.

Ai shkoi një hap më tej, duke i përshkruar lëvizjet e kryeministrit jo si një përgjigje ndaj nevojave të sigurisë së vendit, por si “manipulime për mbijetesën e një kumarxhiu të fiksuar”.

Nga ana tjetër, edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar një deklarim të ashpër.

“Izraeli nuk do të lejojë askënd të kërcënojë sigurinë e tij”, tha Katz.

Ministri izraelit theksoi gjithashtu se lëvizjet e Turqisë, sipas mendimit të tij, po e vënë në provë vendosmërinë e Izraelit për të reaguar.

Megjithatë, bota po e sheh qartë se çfarë përfaqëson tashmë një shtet si Izraeli, nga e cila jo nuk gjen rehat, por dhe kërcënohet me flakë lufte prej kësaj krijese të neveritshme. /tesheshi

Related posts

“Rifillojnë negociatat mes Hamasit dhe Izraelit”

Muhamet Ramadani

Delegacioni i Hamasit shkon në Egjipt për bisedimet mbi fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushimin në Gaza

Hevzi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

admin