Një person ka mbetur i vdekur dhe vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda në vetaksidentin e ndodhur në orët e hershme të së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e tretë të drejtimit Lipjan-Prishtinë.
I lënduari është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka njoftuar se deri te aksidenti ka ndodhur pasi vetura ka devijuar rrugën, duke e goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës.
Ai tutje ka njoftuar se në 24-orët e kaluara janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet.
“Kjo është tepër shqetësuese pasi në të dy rastet e raportuara kemi të bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kanë humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale”, ka thënë ai.