RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti palestinez mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

presidenti-palestinez-mberrin-ne-arabine-saudite-per-bisedime

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mbërritur në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët sauditë, transmeton Anadolu.

Presidenti palestinez u prit në Jeddah nga guvernatori i Mekës, Princi Badr bin Sultan bin Abdulaziz Al-Saud.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Ëafa’, presidenti Abbas gjatë ditës së nesërme do të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, për të diskutuar mbi zhvillimet palestineze dhe rajonale.

Vizita vjen mes raporteve rreth një vizite të mundshme të shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Mbretërinë Saudite, vizita e parë e tillë në vite.

Të premten e kaluar, Arabia Saudite ishte nikoqire e një takimi ministror midis Egjiptit, Jordanisë, Omanit, Kuvajtit, Bahreinit, Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë të cilit pjesëmarrësit dënuan fuqishëm sulmet izraelite ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, si dhe masat që minojnë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Tensionet në territoret palestineze u përshkallëzuan në filllim të këtij muaji pasi forcat izraelite larguan besimtarët me forcë nga brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Sulmet izraelite në xhami shkaktuan lëshimin e raketave nga Rripi i Gazës dhe Libani, me Izraelin që u kundërpërgjigj me granatime ajrore dhe artilerie.

Related posts

“Vëllai thirri ‘babi’ dhe unë…”- Ekzekutoi me thikë familjarët e tij, 17-vjeçari rrëfen krimin me ftohtësi absolute: Prindërit më panë, më thanë ‘rri i qetë’! I godita se më dhimbseshin

admin

Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën

admin

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

admin