Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.
“Rreth ores 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën per nje aksident trafiku ne atustaraden “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshirë një kamion dhe një automjet”.
“Raportohet se nje person ka humbur jeten ne vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjere kane marr lendime trupore, njeri nga ta me lendime më te renda dhe eshte percjellur per trajtim mjeksor. Njesitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade jane marr me rastin dhe deri ne perfundimine vendshiqimit nga mjeksia ligjore do te ketë bllokim te rruges ne kete lokacion”.