Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një aksident me motoçikletë në Shtupeqë të Pejës të shtunën pasdite, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të dy personat kanë qenë në motoçikletë. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërit prej tyre në vendngjarje.
‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.