RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Shtupeqë të Pejës

nje-i-vdekur-e-nje-i-lenduar-nga-aksidenti-ne-shtupeqe-te-pejes

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një aksident me motoçikletë në Shtupeqë të Pejës të shtunën pasdite, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dy personat kanë qenë në motoçikletë. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërit prej tyre në vendngjarje.

‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts

Tërbimi sionist me vendimin e parë të Mamdanit

RTI

Shkrimtari izraelit: Bombardimi i Gazës shans që Lapid të jetë një ‘maço’

admin

U zhduk bashkë me kolegun gjatë stërvitjes në Marok, gjendet edhe trupi i ushtares amerikane!

admin