RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

nje-i-vrare-dhe-dy-te-plagosur-ne-shkup

Mbrëmë në Shkup, në rrugën “Bul.Nikolla Karev” që njihet si “rruga e plastikave”, ka ndodhur përleshje e armatosur ku sipas informacioneve zyrtare janë plagosur dy persona kurse i treti i plagosur ka ndërruar jetë në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.

Personi i vrarë është Amar Ismani, bloger dhe këngëtar nga Shkupi. Arsyet e përleshjes nuk dihen.

Nga Prokuroria thonë se janë marrë materiale nga vendi i ngjarjes dhe se të njejtat do të hetohen më tutje.

MPB gjithashtu ka thënë se janë në kërkim të personave që mund të kishin kryer këtë vepër.

Related posts

Sulmet kibernetike, SHBA dhe aleatët: Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake! FBI në kërkim të një të dyshuari

admin

Eurostati: Nga 2003-a popullsia e Kosovës është tkurrur për 10.2%

admin

Vritet një polic në Serbi, i dyshuar shtetasi kosovar Artan Hajrizi

RTI