Një mision nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha kreu i organizatës.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter.
Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.
Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit.Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës. /abcnews