RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas

nje-muaj-paraburgim-dy-te-dyshuarve-per-dhunimin-e-14-vjecares-ne-drenas

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.

“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti.

Të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 14-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.

“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, të hënën, thuhej se viktima ishte gjetur në orët e para të së hënës, e shoqëruar nga dy të dyshuarit në Malishevë.

Related posts

Kina përfundon stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit

admin

Iz’raeli bo’mbardon Libanin jugor

rezart morina

Escobar: Asociacioni me mbështetjen amerikane siguron se ai nuk e shkelë Kushtetutën

rezart morina