Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H , për shkak të veprave penale” Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar.
Prandaj, të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.
“Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, thuhet në vendimin e Gjykatës.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.