RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për terrorizëm

nje-muaj-paraburgim-ndaj-pese-te-dyshuarve-per-terrorizem

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H , për shkak të veprave penale” Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar.

Prandaj, të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, thuhet në vendimin e Gjykatës.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Related posts

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Muhamet Ramadani

“Ka një shtëpi për njeriun në Hënë”/ Zbulimi i studiuesve për ekzistencën e tuneleve në sipërfaqen hënor: Do dërgojmë një mision robotik për…

admin

UNRWA: Palestinezët në Gaza janë në prag të urisë

Muhamet Ramadani