RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për marrje ryshfeti

nje-muaj-paraburgim-ndaj-zyrtarit-policor-per-marrje-ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zyrtarit policor, i cili dyshohet për ryshfet.

Zyrtari policor dyshohet se ka pranuar rreth 1 mijë euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Ndërkohë, ditë më parë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e IPK-së kishin filluar kohë më parë hetimet për këtë rast si dhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Related posts

Netanyahu: Brenda 7 viteve synojmë t’i japim fund ndihmës ushtarake nga SHBA

admin

Italia “mbushet” me emigrantë, mbi 600 persona mbërrijnë brenda 24 orëve

Muhamet Ramadani

Rihapen fluturimet në aeroportin Riyan të Jemenit pas vitesh ndërprerjeje

Muhamet Ramadani