RTV AHIRETI
Lajme

Një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiq, ish-policin serb të dyshuar për “spiunazh”

nje-muaj-paraburgim-per-aleksandar-vlajiq,-ish-policin-serb-te-dyshuar-per-“spiunazh”

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Telegrafi.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, është arrestuar para dy ditësh në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. /Telegrafi/

 

The post Një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiq, ish-policin serb të dyshuar për “spiunazh” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Osmani nesër e pasnesër qëndron në Shqipëri – Takon Ramën e Begajn

admin

Dy helikopterë të marinës përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë, raportohet për 10 viktima! Si ndodhi tragjedia në Malajzi

admin

Sveçla: Nëse Vuçiq futet pa leje në Kosovë, do të arrestohet

rezart morina