Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale Dhunim në tentativë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”,thuhet në njoftim.
Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje.
Duhet përkujtuar që lajmi.net dje ka raportuar në lidhje me rastin në fjalë ku i dyshuari në këtë rast O.L, është kadet policor.
I njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
E mitura nga Komuna e Lipjanit ditë më parë ishte raportuar e zhdukur. 14 vjeçarja më pas theksohet se është gjetur dhe e njëjta në stacion policor ka deklaruar se është dhunuar.
Në lidhje me këtë çështje nga familjarët e viktimës është bërë e ditur se e kanë gjetur vajzën, por duke mos raportuar në lidhje me dhunimin.