RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon protesta në Zveçan, një numër i vogël i qytetarëve vazhdon të qëndrojë në tenda

perfundon-protesta-ne-zvecan,-nje-numer-i-vogel-i-qytetareve-vazhdon-te-qendroje-ne-tenda

Ka përfunduar për sot protesta në Zveçan. Të punësuarit në komunë, pjesë e protestës, janë nënshkruar në listën e evidencës për përfundimin e orarit të punës dhe janë shpërndarë të qetë.

Një numër i vogël i qytetarëve, prej të cilëve ka edhe nga komuna tjera, ka vazhduar të qëndrojë nëpër tenda, duke u shoqëruar mes vete, dëgjuar muzikë, etj.

Madje, mësohet se ata po qëndrojnë në këto tenda deri në orët e vona të natës, e disa edhe deri në mëngjes.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat e kanë ndryshuar lokacionin gjatë ditës së djeshme dhe janë vendosur prapa objektit komunal, nuk kanë lëvizur fare.

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël dhe pa armë, vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës, ndërsa hekurat e metaltë i ndajnë nga protestuesit.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

Related posts

Autoblindë e helikopterë të KFOR-it monitorojnë situatën në Banjskë

rezart morina

Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje në vlerë prej mbi 13 milionë euro

rezart morina

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin