RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

nje-muaj-paraburgim-serbit-te-dyshuar-per-krime-lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer vepren penale Krime të luftës kundër popullësisë civile.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related posts

OKB: A’gresioni iz’raelit detyroi mbi 1 milion pa’lestinezë të largohen nga Ra’fah

admin6

Stano: Për situatën në veri do të reagojmë nëse është e nevojshme

rezart morina

Erdoğan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

rezart morina