RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

erdogan:-sulmet-ne-gaza-ndaj-spitaleve,-vendeve-te-kultit-dhe-objekteve-“cnjerezore-dhe-barbarizem”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve që duhet të mbrohen, si dhe zhvendosja e njerëzve është “çnjerëzore dhe barbarizëm”, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan njoftoi se shefi i diplomacisë turke dhe shefi i inteligjencës u angazhuan në bisedime për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, me përpjekje të përbashkëta me Katarin.

Ai tha se Turqia shpreson të arrijë sa më parë rezultate pozitive në shkëmbimin e pengjeve, duke shtuar: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm”.

“Prioriteti i Turqisë është armëpushimi i menjëhershëm në Gaza dhe dërgimi i papenguar i ndihmave humanitare”, theksoi Erdoğan.

Related posts

Ditarët e sekretarit të Mao Ce Dunit përfundojnë në gjyq, kërkohen nga gruaja e tij e dytë! Dyshohet se Zhang Yuzhen mund të jetë financuar nga autoritetet kineze për…

admin

Një tërmet me magnitudë 5,7 godet Afganistanin

Kushtrim Guraj

Pas një muaji e gjysmë riaktivizohet faqja në “facebook” e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

RTI