Izraeli ka pretenduar se një sulm ndaj palestinezëve të zhvendosur në al-Mawasi në Gazën jugore, i cili ka vrarë të paktën 40 njerëz, kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit “të maskuar në zonën humanitare”.
Hamasi i ka etiketuar akuzat e Izraelit si një “gënjeshtër të qartë”, duke shtuar se sulmi është “një nga masakrat më të neveritshme në këtë luftë të furishme”.
Shefi i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, ka thënë se një kolonë me automjete dhe personel të OKB-së të ndaluar me armë nga forcat izraelite në Gaza është liruar pas më shumë se tetë orësh.
Lazzarini shtoi se ai “nuk ishte në gjendje të konfirmonte” nëse fushata e OKB-së për vaksinimin e poliomielitit do të vazhdonte pasi kolona u ndalua në rrugën e saj për në Gazën veriore për të filluar fazën përfundimtare të shpërndarjës.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të votojë javën e ardhshme për një rezolutë të hartuar nga palestinezët që i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “pranisë së tij të paligjshme” në territorin e pushtuar palestinez brenda gjashtë muajve.