RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon komandantin e KFOR-it: 16 barrikadat u larguan suksesshëm

kurti-takon-komandantin-e-kfor-it:-16-barrikadat-u-larguan-suksesshem

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë në kuadër të Njësisë Multi-nacionale të Specializuar (MSU).

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e kryeministrit Kurti, shkruan lajmi.net.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit”, tha Qeveria në komunikatë.

Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023.

Related posts

“Zgjedhjet në Rusi janë fiktive”- Analiza e VOA: Cila do të jetë e ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt

admin

Rusi, ndalohen aktivitetet e lëvizjes LGBT

rezart morina

Organizata bamirëse turke ndihmoi dhjetëra mijëra njerëz në Afrikë gjatë Ramazanit

rezart morina