RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një person vdes nga sulmi kardiak në Skenderaj, policia nis hetimet

nje-person-vdes-nga-sulmi-kardiak-ne-skenderaj,-policia-nis-hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë, e cila ka ndodhur gjatë së premtes në Skenderaj.

Në raportin ditor të policisë është thënë se një burrë e ka kërkuar ndihmën e policisë si dhe të mjekëve për djalin e tij të sëmurë mental.

Ndërkohë, bëhet e ditur se njësitë relevante kanë shkuar në shtëpinë e tij, por siç raportohet, djali ishte mbyllur në dhomë.

“Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion”, thuhet në raport.

Tutje, dy orë më pas, babai i djalit sërish ka kërkuar ndihmën e ekipit, ku këta të fundit kanë shkuar prapë dhe e kanë trajtuar me një qetësues, por që minuta më vonë personit iu është përkeqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

“Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak”.

Autoritetet e kanë dërguar trupin e viktimës për obduksion në Prishtinë dhe rasti i cili është iniciuar “Vdekje e dyshimtë, raportohet se është ende duke u hetuar.

“Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, thuhet në raport

Related posts

Një i vdekur dhe një i lënduar nga një aksident trafiku në veri

rezart morina

Zelenskyy shkarkon kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës

RTI

IKD: Qeveria nuk përmbushi planin legjislativ

RTI