RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një polic i vrarë në Serbi, autoritetet në kërkim të sulmuesit

nje-polic-i-vrare-ne-serbi,-autoritetet-ne-kerkim-te-sulmuesit

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë. /rel

Related posts

Ambasada e Turqisë në Meksikë u bën thirrje qytetarëve turq të qëndrojnë vigjilentë pas operacionit të sigurisë

Irfan Jahiu

SHBA lehtëson sanksionet ndaj naftës së Venezuelës për të rritur furnizimin gjatë luftës me Iranin

Muhamet Ramadani

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

RTI