RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një punëtor në Prizren humb jetën në vendin e punës

nje-punetor-ne-prizren-humb-jeten-ne-vendin-e-punes

Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra. Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni. Për rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.”, ka thënë Bytyqi.

Related posts

Kërkohet përsëritje e procesit zgjedhor në Prizren

Muhamet Ramadani

Bullgari – Stuhi në qytetin turistik Pomorie, përmbytje dhe ndërprerje energjie

admin

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

admin