RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një qytetar nga Gjilani gjobitet me 200 euro, hodhi mbeturina nga makina

nje-qytetar-nga-gjilani-gjobitet-me-200-euro,-hodhi-mbeturina-nga-makina

Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar në Gjilan i cili ka hedhur nga makina mbeturina.

Kështu ka bërë të ditur Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, e cila tha se inspektorët kanë gjobitur palën për hedhjen e mbeturinave.

“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Entela Hyseni.

Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizik e juridik që nuk e respektojnë këtë njoftim, do te sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Hyseni.

Related posts

Von der Leyen drejt një mandati të dytë! Takimi i udhëheqësve evropianë përfundon pa dakordësi mbi propozimet për postet kyçe të BE-së

admin

Pendarovski fillon vizitën zyrtare në Çeki

admin

Mbi 2 milionë muslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit

RTI