RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski fillon vizitën zyrtare në Çeki

pendarovski-fillon-viziten-zyrtare-ne-ceki

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nisur vizitën zyrtare në Republikën Çeke, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski sot në Pragë është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel.

“Presidenti Pendarovski pati një takim kokë më kokë me presidentin Pavel, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore mes dy vendeve. Në takim u bisedua për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneritetin në NATO, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kuadër të luftës në Ukrainë. Më pas ka pasur një mbledhje plenare të dy delegacioneve”, thuhet në deklaratë.

Pendarovski do të ketë takime edhe me kryetarin e Senatit të Kuvendit, Millosh Vistrçill, me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit, Marketa Pekarova Adamova dhe me kryeministrin çek, Petr Fiala.

Related posts

Gjen në rrugë portofolin me 500 euro, qytetari në Prizren e kthen në polici

admin

Hamasi: Sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Liban, “krim kundër civilëve”

Kushtrim Guraj

Ish-ushtari izraelit kthen çelësin e Xhamisë Al-Aksa pas 56 vitesh

admin