Shtetasi rus, Mihail Nikolajevic Sabunjin, i cili vrau 3 persona në Danilovgrad të Malit të Zi, hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë gjatë një bastisjes policore dhe më pas kreu vetëvrasje, transmeton Anadolu.
Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic, tha se Sabunjin vrau 3 shtetas malazezë gjatë orëve të natës.
Pas sulmit, ai mori makinën e njërit prej personave të vrarë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë shkoi me taksi në qytetin Herceg Novi.
Pas përcaktimit të vendndodhjes së tij, forcat speciale kryen një bastisje në një zonë pyjore. Sipas Scepanovic, sulmuesi hapi fillimisht zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe më pas qëlloi veten për vdekje.
Policia njoftoi se hetimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë dhe se është nisur hetim për motivin e sulmit.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
Qeveria e Malit të Zi shpalli 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare.

