RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një simptomë e pavërejtur e kancerit të veshkave shfaqet gjatë natës

nje-simptome-e-paverejtur-e-kancerit-te-veshkave-shfaqet-gjate-nates

Kanceri i veshkave shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë të dallohet.

Megjithatë, ekspertët thonë se ka disa shenja të sëmundjes që mund t’i vini re. Më i zakonshmi është gjaku në urinë, i njohur si hematuria. Jo domosdoshmërish është fjala për kancer, mirëpo duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse është ndonjëherë e pranishëm gjaku në urinë.

Një nga treguesit më të pazakontë është djersitja “shumë e fortë”. Një simptomë e çuditshme, e cila shpesh shfaqet gjatë natës, e cila mund të paraqitet me temperaturë të lartë dhe ethe.

Veshkat janë dy organe të vogla në të dyja anët e shtyllës kurrizore, pak poshtë brinjëve. Ato largojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke i kthyer në urinë.

Kanceri i veshkave ndodh kur qelizat anormale fillojnë të ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar. Është më i zakonshëm te njerëzit mbi 60 vjeç dhe më shpesh diagnostikohet te meshkujt sesa te femrat.

Pirja e duhanit dhe mbipesha ose obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të tij. Mënyra se si trajtohet varet nga lloji i kancerit të veshkave që keni, ku ndodhet, sa i madh është, nëse është përhapur dhe si është shëndeti juaj i përgjithshëm.

Related posts

Para apo pas mëngjesit? Ekspertët tregojnë kur duhet t’i lani dhëmbët për shëndet më të mirë!

admin

Që sot, filloni dhe hani disa kajsi më shumë

admin

Çfarë duhet bërë në rast të një ataku kardiak? Ekziston një metodë që mund t’ju shpëtojë jetën

admin