RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një simptomë e pavërejtur e kancerit të veshkave shfaqet gjatë natës

nje-simptome-e-paverejtur-e-kancerit-te-veshkave-shfaqet-gjate-nates

Kanceri i veshkave shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë të dallohet.

Megjithatë, ekspertët thonë se ka disa shenja të sëmundjes që mund t’i vini re. Më i zakonshmi është gjaku në urinë, i njohur si hematuria. Jo domosdoshmërisht është fjala për kancer, mirëpo duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse është ndonjëherë e pranishëm gjaku në urinë.

Një nga treguesit më të pazakontë është djersitja “shumë e fortë”. Një simptomë e çuditshme, e cila shpesh shfaqet gjatë natës, e cila mund të paraqitet me temperaturë të lartë dhe ethe.

Veshkat janë dy organe të vogla në të dyja anët e shtyllës kurrizore, pak poshtë brinjëve. Ato largojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke i kthyer në urinë.

Kanceri i veshkave ndodh kur qelizat anormale fillojnë të ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar. Është më i zakonshëm te njerëzit mbi 60 vjeç dhe më shpesh diagnostikohet te meshkujt sesa te femrat.

Pirja e duhanit dhe mbipesha ose obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të tij. Mënyra se si trajtohet varet nga lloji i kancerit të veshkave që keni, ku ndodhet, sa i madh është, nëse është përhapur dhe si është shëndeti juaj i përgjithshëm.

Related posts

​Çfarë dihet për variantin e ri të Covid XBB.1.5

admin

Cilat janë më të dëmshme për linjën e trupit: ëmbëlsirat apo njelmësirat?

rezart morina

75 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

admin