RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet, 4 të vdekur

nje-termet-i-fuqishem-godet-filipinet,-4-te-vdekur

Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave në tërmetin i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë vendbanime

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me fuqi prej 7 ballë në ishullin Luzon në veri të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji tha se është ndjerë një lëkundje me fuqi prej 7 ballë në provincën Abra në veri të ishullit.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi 10 kilometra dhe 3 kilometra në veriperëndim të qytetit të Tayyum në provincën Abra.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. duke udhëzuar që ekipet e shpëtimit dhe ndihmës të shkojnë menjëherë në zonën e fatkeqësisë, tha se edhe vet do të vizitojë rajonin brenda ditës.

Ministri i Brendshëm, Benjamin Abalos, njoftoi se deri më tani në provincën Benguet kanë humbur jetën dy persona, një në provincën Abra, si dhe një në një provincë tjetër.

Gjithashtu u njoftua se 60 persona janë lënduar.

Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave në tërmetin i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë vendbanime. /aa

Related posts

Pamje: kur bombat iraniane dridhin Dubain e jo vetëm

admin

Gaza, 10 fëmijë të vdekur nga i ftohti që nga fillimi i dimrit, Izraeli vazhdon bllokadën ndaj ndihmave

RTI

Suedia zotohet se do të “bëjë gjithçka” për të zbatuar marrëveshjen e NATO-s me Turqinë

admin