RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë godet Japoninë veriore, 3 ditë pas tërmetit 7.5 që goditi të njëjtën zonë

nje-termet-i-fuqishem-me-magnitude-59-balle-godet-japonine-veriore,-3-dite-pas-termetit-7.5-qe-goditi-te-njejten-zone

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë ka goditur prefekturën Aomori të Japonisë veriore, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji brenda tre ditësh, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, raporton Kyodo News, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 30 kilometrash, me një intensitet katër nga maksimumi shtatë, në orën 23:52 me kohën lokale.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GEOFON) e mati tërmetin me magnitudë 6.0 dhe në një thellësi prej 48 kilometrash.

Më parë, vonë të hënën në mbrëmje, të paktën 50 persona u plagosën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 që goditi verilindjen e Japonisë, me paralajmërim për dridhje të tjera gjatë kësaj jave.

Autoritetet paralajmëruan se rajoni mund të përjetojë një tërmet tjetër me intensitet të ngjashëm ose më të madh në ditët në vijim, ndërsa qeveria urdhëroi mijëra banorë të përgatiten për evakuim.

Related posts

Kryeministri kinez viziton Australinë për herë të parë në 7 vjet

admin

ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind

admin

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

admin