RTV AHIRETI
Lajme

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

nje-termet-me-fuqi-prej-4.3-magnitude-godet-kroacine

Një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnje-Hercegovinës.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit, transmeton Telegrafi.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

Qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të tërmetit në komentet e tyre në EMSC shkruajnë: “Shkundje mjaft e fortë”, “Na tronditi mirë”, “Fatmirësisht nuk zgjati shumë”, “Goditi fort”, “Shtëpia u dridh shumë fort”. /Telegrafi/

The post Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shqipëri, emigrimi i fëmijëve të pashoqëruar në vendet e BE-së, fenomen shqetësues

rezart morina

Petrovska: Lajmet e rrejshme ruse krijojnë ndasi mes qytetarëve në Maqedoninë e V.

admin

46 aksidente dhe 2001 gjoba në 24-orëshin e fundit

admin