RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë godet Indonezinë lindore

nje-termet-me-magnitude-6.5-balle-godet-indonezine-lindore

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Indonezinë lindore, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti u regjistrua 244 kilometra në veriperëndim të zonës Tobelo të Indonezisë në orën 14:58 GMT, në një thellësi prej 52 kilometrash.

Fillimisht, magnituda e tërmetit u mat me 6.7 ballë përpara se të rishikohej në 6.5.

Tobelo ndodhet në provincën Maluku të Veriut në Indonezinë lindore, pranë majës veriore të ishullit Halmahera.

Deri më tani, nuk është raportuar për viktima apo dëme të mëdha.

Related posts

Ylli i serialit  “Squid Game” shpallet fajtor për sulm seksual, ja dënimi që gjykata vendosi ndaj 79-vjeçarit

admin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke mbështet rajonin e Ballkanit

Muhamet Ramadani

Kroaci, tërmet 5.2 ballë në ishullin Kërk

admin