RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tjetër foshnjë palestineze vdes nga i ftohti në Gaza

nje-tjeter-foshnje-palestineze-vdes-nga-i-ftohti-ne-gaza

Trupi i foshnjes tremuajshe palestineze, Ali Abu Zur është dërguar në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa për përgatitjet e funeralit, pasi vdiq për shkak të motit të ftohtë në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Deir al-Balah të Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite vazhdon të kontrollojë zonat jugore dhe lindore tampon të Gazës si dhe pjesë të mëdha të Gazës veriore, duke pushtuar më shumë se 50 për qind të enklavës.

Fushata ushtarake e Izraelit që filloi më 8 tetor 2023 dhe zgjati dy vjet, ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë dhe ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile të Gazës.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, sulmet izraelite kanë vrarë 483 palestinezë dhe kanë plagosur 1.287 të tjerë, ndërsa Izraeli ka kufizuar ndjeshëm hyrjen e ushqimit, materialeve për strehim dhe furnizimeve mjekësore në Gaza, ku rreth 2.4 milionë palestinezë jetojnë në kushte të tmerrshme.

Related posts

Bullgaria zhvilloi aksion kundër kontrabandistëve të emigrantëve

admin

Ish-kryeministri italian, Conte thirrje qeverisë: Pezulloni furnizimin me armë për Izraelin

Muhamet Ramadani

Moti më i keq në 20 vite! Dubai i përmbytur nga shirat e dendur, aeroporti kthehet në ‘liqen’ (VIDEO)

admin