RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tjetër gazetar pa’lestinez vr’itet në su’lmet e Iz’raelit në Ga’za

nje-tjeter-gazetar-pa’lestinez-vr’itet-ne-su’lmet-e-iz’raelit-ne-ga’za

Një tjetër gazetar është vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, jepet informacioni lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 7 tetor 2023.

Në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj Gazës, humbi jetën gazetari Muhammad Abu Sharia i cili punonte për agjencinë e lajmeve “Shams”.

Në deklaratë thuhet se është rritur në 153 numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës i cili ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

“Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhej në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra për media.

Related posts

Mbi 1.2 miliard euro solli diaspora gjatë këtij viti në Kosovë

admin6

Studenti shqiptar ia kujton Vuk Jeremiqit krimet serbe në Kosovë gjatë një ligjërate në Britani

admin

Turqi/ Opozita prin në zgjedhjet lokale në qytetet kryesore! Në avantazh në Stamboll dhe Ankara

admin