RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tjetër i burgosur palestinez vdes në burgun izraelit, numri i përgjithshëm mbi 100

nje-tjeter-i-burgosur-palestinez-vdes-ne-burgun-izraelit,-numri-i-pergjithshem-mbi-100

Një tjetër i burgosur palestinez ka humbur jetën në paraburgimin izraelit, thanë sot grupet për çështjet e të burgosurve, transmeton Anadolu.

Abdelrahman al-Sabateen, 21-vjeç, banor i qytezës Husan pranë Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor, ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Kudsin Perëndimor, sipas një deklarate të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.

Nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes së tij. Al-Sabateen ishte arrestuar nga forcat izraelite në qershor të vitit 2025.

Të dy grupet hodhën plotësisht përgjegjësinë mbi autoritetet izraelite të burgjeve për vdekjen e Sabateenit dhe u bënë thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtje për të burgosurit.

Ata akuzuan Izraelin për rritjen e shkeljeve kundër palestinezëve në burgjet izraelite, mes raportimeve se numri i vdekjeve po rritet për shkak të kushteve të ashpra, përfshirë privimin nga trajtimi mjekësor dhe keqtrajtimin.

Sipas të dhënave palestineze, mbi 100 të burgosur palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite që nga tetori 2023 ndërsa dhjetëra të burgosur nga Gaza mbeten të zhdukur me forcë.

Autoritetet palestineze vlerësojnë se mbi 9.300 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, përfshirë më shumë se 50 gra dhe rreth 350 fëmijë, përveç atyre që mbahen në kampet e ushtrisë izraelite.

Related posts

​Lajçak takoi senatorët amerikanë, diskutuan për situatën në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

Vriten 9 palestinezë dhe plagosën mbi 100 të tjerë nga forcat izraelite – VIDEO

Muhamet Ramadani

Altun: Palestina do të jetë e lirë, herët a vonë

Muhamet Ramadani