RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

nje-tjeter-qytetar-i-kosoves-ndalohet-ne-serbi

Një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.

Avokati Arianit Koci njofton se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

Related posts

Kancelari gjerman shpreh keqardhje pas humbjes së CDU-së në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Hevzi

Putin: Rusia dorëzon armët e para bërthamore në Bjellorusi

admin

A po e minon Gjermania integrimin europian? Greqia e shqetësuar për kontrollet kufitare, rritet frika për një efekt domino brenda BE nëse vendet anëtare ndjekin të njëjtin shembull

admin