RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një varkë me migrantë përmbyset në lumin Sava në Kroaci, të paktën një i vdekur

nje-varke-me-migrante-permbyset-ne-lumin-sava-ne-kroaci,-te-pakten-nje-i-vdekur

Një varkë që mbante një grup migrantësh u përmbys herët sot në lumin Sava pranë Slavonski Brodit në Kroaci, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve fillestare, në varkë ndodheshin 13 persona. Deri më tani, 10 janë nxjerrë nga uji, një person ka vdekur dhe një po i nënshtrohet reanimacionit.

“Policia reagoi menjëherë pasi morëm informacion në lidhje me incidentin rreth orës 5:00 të mëngjesit. Së bashku me shërbime të tjera, u vumë në ndihmë të viktimave. Disa persona u nxorën nga uji, njëri për fat të keq ka vdekur, ndërsa një tjetër po i nënshtrohet reanimacionit. Të tjerët kishin hipotermi dhe u dërguan në spital”, tha zëdhënësja e policisë Kata Nujiq.

Të lënduarit gjenden në një spital lokal ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se gjendja e tyre do të bëhet e ditur pas trajtimit mjekësor.

Gjatë kërkimit është përdorur dron ndërsa lundrimi në zonën e kërkimit në lumin Sava u pezullua përkohësisht.

Related posts

Konsumuan alkool toksik, të paktën 34 viktima në Indi! Numri i vdekjeve pritet të rritet

admin

“Reuters”: Hamasi dëshiron të integrojë 10 mijë anëtarë të sigurisë së vetë në qeverinë e re të Gazës! Çarmatosja e organizatës, e paqartë!

admin

Gazë: Gati 400 shkelje të Izraelit ndaj marrëveshjes së armëpushimit

Muhamet Ramadani