RTV AHIRETI
Shëndetësi

Njerëzit që pinë çaj ‘rusi’ çdo ditë kanë zemër më të shëndetshme

njerezit-qe-pine-caj-‘rusi’-cdo-dite-kane-zemer-me-te-shendetshme

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim në të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme. Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Related posts

Tri mënyra se si truri përmirësohet me moshën

rezart morina

Ju merret fryma kur ngjisni shkallët? Bëni kujdes, duhet të vizitoni mjekun

admin

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për xhinsengun, njihuni me përfitimet e mrekullueshme që ka për lëkurën

admin