RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Njeriu në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi

njeriu-ne-listen-e-zeze-te-shba-se-propozohet-per-zevendeskryeminister-ne-serbi

Aleksandar Vulin, që është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi.

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka propozuar përbërjen e qeverisë së re të martën, raporton “B92”.

Vuçeviq si kryeministër ka propozuar në postin e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulinin e sanksionuar nga SHBA-ja. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër është propozuar Marko Gjuriq.

Ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratislav Gashiq. Ministër i Brendshëm është propozuar Ivica Daçiq.

Vulin vitin e kaluar u fut në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Vulin njihet për lidhje të forta me Rusinë. Në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryetar i BIA-s serbe e ishte larguar pas sanksionimit nga SHBA-ja.

Edhe ministri i Jashtëm, Gjuriq së fundmi është raportuar se ka takuar udhëheqësin e grupit terrorist të sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Edhe Nenad Popoviq, i propozuar si ministër pa portofol, është pjesë e listës së zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Related posts

Shpërthim në një xhami në Pakistan, 70 të plagosur mes tyre dhe viktima

rezart morina

OKB: Izraeli dëmtoi ose shkatërroi rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza

RTI

Kosovë/ ‘’Nëna ishte në dijeni dhe nuk tregoi’’, Policia: Babi përdhunoi 3 vajzat e tij të mitura, u denoncua nga…

admin