Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qenëve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të vogla.
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Kosova – Njësia K9.
Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.
Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.