RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat izraelite: Ushtria hyri në “fazën e tretë të luftës”

mediat-izraelite:-ushtria-hyri-ne-“fazen-e-trete-te-luftes”

Mediat izraelite njoftojnë se ushtria izraelite ka hyrë në “fazën e tretë të luftës” në disa pjesë të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv shtetëror izraelit KAN njoftoi se ushtria izraelite hyri në fazën e tretë të luftës me forca më të vogla në disa pjesë të Rripit të Gazës.

Në raportim thuhet se aktivitetet intensive ushtarake në rajonet Ed-Deraj dhe Et-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës do të përfundojnë në fillim të javës së ardhshme.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se është ulur numri i forcave izraelite në Rripin e Gazës në ditët e fundit.

Sipas lajmeve në mediat izraelite, faza e tretë kërkon kalimin nga bombardimet intensive në ato të kufizuara dhe tërheqjen e shumicës së trupave në Rripin e Gazës në kufi.

Ushtria izraelite nuk ka bërë zyrtarisht një deklaratë në lidhje me kalimin në fazën e tretë. Nga ana tjetër, duke parë aktivitetet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe pakësimin e forcave izraelite, thuhet se faza në fjalë ka filluar.

Related posts

OBSH shpall linë e majmunit emergjencë ndërkombëtare për shëndetin publik

admin

Konkursi i Këngës Eurovision nis me gjysmëfinalen e parë mes thirrjeve për bojkot ndaj Izraelit

admin

KQZ publikon listën me qendrat e votimit për zgjedhjet në Veri

Muhamet Ramadani