Gjiganti i pijeve të gazuara, ka prezantuar një shije të re të Coca-Colës, për të hyrë në trend edhe me ushqimet pikante.
Kompania që e prodhon Coca-Colën me bazë në Atlanta prezantoi shijen e re Coca-Cola Spiced, një shije shumë ndryshe prej asaj që kemi provuar nga ky brend, shkruan The Independent.
Për momentin, kompania ka filluar shitjen e Coca-Cola Spiced dhe Coca-Cola Spiced Zero Sugar vetëm në SHBA dhe në Kanada dhe nuk dihet se kur do të vijë në Evropë.
Çfarë shije ka ky version i ri?
Coca-Cola Spiced nuk e ka shijen shumë pikante, por ajo që më së shumti do të vërejnë konsumatorët është një nuancë e mjedrës.
Gjiganti i pijeve të gazuara, nuk tregon për erëzat që shton duke qenë i ruan me kujdes recetat e tij.
“Kjo shije e transformon atë shije të njohur në atë shumë të jashtëzakonshme. Duke përzier shijen ikonike të Coca-Colës me një aromë mjedre dhe aromë pikante”, thuhej në njoftimin e Coca-Colës. /Telegrafi/
The post Njihuni me shijen e re të Coca-Colës appeared first on Telegrafi.